“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mrekullia e ndarjes së hënës nga profeti ﷺ

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Resul, fq. 123
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ndër mrekullitë e tij ﷺ janë edhe profecitë që janë përmendur në Kuran dhe sunneti dhe të cilat më pas u vërtetuan në hollësi.

Prej tyre janë edhe mrekullitë madhështore që Allahu -te ala- ia bëri të mundur që ai ﷺ t’i kryente, ndër to edhe ndarja e hënës të cilën Allahu -azze ue xhel- e përmend në librin e Tij madhështor. 

Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- tha: “Gjatë kohës së të dërguarit të Allahutﷺ hëna u nda në dy pjesë: njëra pjesë ishte mbi mal, ndërsa pjesa tjetër nën mal.”

I dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoni!”

Kurejshët thanë: ”Kjo është magjia e Ibn Ebi Kebshe.”

Njëri prej tyre tha: “Shikoni çfarë thonë udhëtarët sepse Muhamedi nuk mund t’i magjepsë të gjithë. Kur erdhën udhëtarët thanë se kishin parë të njëjtën gjë.”

Transmeton Bukhari (2800), (4486) dhe Muslimi (44).1

Kjo është transmetuar përmes shumë rrugëve nga dijetarët. Disa prej sahabëve -radijAllahu anhum- e kanë transmetuar këtë ngjarje.


1 Allahu -te ala- gjithashtu e dëshmon këtë në Kuranin famëlartë.

”Çasti i Kiametit u afrua dhe hëna u ça!” El-Kamer, 54:1

Kjo është një shenjë e afrimit të çasti të Kiametit. Vargu aludon për një mrekulli të famshme të profetit Muhamed ﷺ, të regjistruar në shumë transmetime autentike të shokëve të tij. Ajo erdhi pas një këmbënguljeje të vazhdueshme të paganëve të Mekës, që Profeti ﷺ t’u tregonte një shenjë mrekullie në ditët e hershme të misionit të tij.

 

Shpërndaje: