“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Muhamed Arifi dhe och “Surat-ut-Tuffahah”

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128441

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Muhamed Arifi duke bërë shaka thotë:

”Ahmedi shkoi në treg

E bleu një mollë

Më pas hipi në autobus

U kthye në shpi por kishte humbur qelësin

Hyri në shtëpinë e kojshiut e prej aty hyri në shtëpi

të vet dhe pushoi”

Kjo është ”sureja tufah”, estagfirullahe ue etubu ilejhi,

Pyetje: ”Kohët e fundit është shfaqur një video me thirrësin Muhamed Arifin në të cilën ai përmend ”Surat-ut-Tuffahah-sureja e mollës” për ti bërë publikun të qeshin. Pastaj ai lexon fjalë qesharake në të njëjtën mënyrë sikurse lexohet Kurani. Cili është vendimi mbi këtë?”

Shejkh el-Xhabirij: Allahun e lusim të na ruaj dhe të na shpëtoj! ”Disa dijetarë kanë thënë se ai që praktikon një bidat, Allahu do t’ia humb aqë hise përkatëse nga Sunneti derisa ai të pendohet. Kjo vepër më së paku mund të thuhet në lidhje me të se është se një tallje. Ky është tregim i tillë, të cilat kur i ndëgjonte Ibn Umerin dhe të tjerët nga sahabët e Profetit salAllahu alejhi ue selem dilnin nga xhamia. Si mund ky recitim dhe lexim të quhet ”Surat-ut Tuffah” apo lexim i ”Surat-ut Tuffah”? Ai që me të vërtetë beson në këtë ka dalur nga feja. Ai që me të vërtetë beson se ka një kapitull të quajtur ”et-Tuffahah” ka dalur nga feja. Sa për atë që e bën këtë pa besuar në të, ai është një tallës. Megjithatë, gjendja e tij është kritike pasi që ai bën shaka me ajetet e Allahut Subhanehu ue Te ala.”

Shpërndaje: