Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi:Silsilet-ul-Huda uen-Nur (823)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Albani: Dëshirojë të flas në lidhje me fjalët e Shejkh Hamdit –Allahu e shpërbleftë me të mira- për disa nga shkrimet e Shejkh Jusuf El-Kardavit dhe se ai ka të njëjtën metodologji si të Muhammed El-Gazali el-Misrit. Siç duket ata janë lidhur ndërmjet tyre në kohën e studimeve dhe gjithashtu edhe në mendime janë të njëjtë.
Debatuesi: El-Kardavi e konsideron El-Gazalin mësues të tij.
Imam Albani: Me të vërtetë?
Debatuesi: Ai (Jusuf El-Kardavi) është më i ri se ai.
Imam Albani: Është e vërtetë, por nuk ka shumë ndryshim (në moshë) ndërmjet tyre.
Debatusesi: Po Shejkh, ka. Nuk ka më pak se dhjetë vjet në mes tyre. Shejkh el-Gazali tani është 78 vjeç.
Imam Albani: E sa vjeçar është el-Karadavi pastaj?
Unë kam jetuar për një kohë në Katar. Takoja Jusuf El-Kardavin dhe el-Gazalin. Unë nuk kamë vënë re dallimin aq të madh në moshë mes tyre. Mendoj se ata janë shoqëruar në kohën e studimeve. Qëllimi kryesor është se ata janë të bashkuar në një metodologji që është në kundërshtim me sunnetin. Kur el-Gazali e konsideron një hadith të dobët, ju do të gjeni se prapa këtij gjykimi është el-Kardavi, apo mund të jetë anasjelltas.
Ata bien dakord në konsiderimin e shumë haditheve autentike si të dobëta. Ndër më të famshmet është një hadith që gjendet në sahihun e Bukhariut. E që kjo tashmë është bërë një mënyrë për të dalluar ata që kanë devijuar nga sunneti. Ky hadith shëron një sëmundje që ka lindur në kohët e sotme. Ndërsa njerëzit shkojnë pas saj, duke pasuar epshet e tyre. Kush e din se kjo gjë e kundërshton sheriatin islam thonë: “La havle ve la Kuuete ila bil-Lah.” Ata që kanë devijuar nga Sunneti, përpiqen të aktivizojnë këtë sëmundje duke thënë se nuk ka asnjë të keqe në këtë gjë. Unë flas konkretisht për hadithin që transmetohet tek Bukhariu:
“Do të ketë njerëz nga umeti im që do të lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore, duke kaluar natën në gjëra të kota dhe lojëra, e kur të zgjohen Allahu i shndërron në majmunë dhe derra.”
Muhammed El-Gazali e injoron këtë hadith. Të njëjtën gjë veproi edhe El-Kardavi dhe shtoi edhe më tepër në këtë injorim.
Ai (Jusuf El-Kardavi) citoi pikërisht ibn Hazm edh-Dhahirin rreth hadithit të Buhariut duke thënë se ai hadith është mevdu (i trilluar). Këtë gjë nuk e thotë njeriu që është i vetëdijshëm se çfarë po nxjerrë goja e tij. Ngase hadith i trilluar –siç edhe e dini- është hadithi që transmetohet nga një trillues i cili shpikë hadithe (nga vetvetja).
Megjithatë hadithi është transmetuar edhe përmes rrugëve të tjera përveç asaj të cilën e cekë Bukhariu e që el-Kardavi mbështetet në të. El-Kardavi ka dituri për hadithin në Bukhari dhe se si dijetarët kanë transmetuar përmes rrugëve tjera kur ata e kanë refuzuar Ibn Hazmin. Megjithatë ai injoron të gjitha përpjekjet shkencore (në lidhje me këtë hadith) të bazuara që janë bërë dhe thotë: “Ibn Hazmi thotë se hadithi është i trilluar.”
Kjo dëshmon se ai dëshiron t’i përshtatet aktuales. D.m.th. ai dëshiron që Islami t’i përshtatet epsheve të kësaj kohe. Ai ka ra në këtë shumë herë dhe siç duket ‘Prapa kësaj kodre padyshim se fshihet diçka’ (e gjithë kjo, ka një prapavijë tjetër).
Allahut i mbështetemi. E lusim Atë që ta rigjallëroj sunnetin dhe ta bëj umetin të mishërohet me të praktikuarit e tij.