Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Dëshirojë ta lexojë ty një fragment nga fjalët e Shejkhul Islam Muhammed bin Abdil-Uehabit (Allahu e mëshiroftë), nga libri i shejkh Salih el-Ubudit. Shejkhu [Salih el-Ubud] thotë:
“Shejkhu bën tekfir mbi atë që bëjnë tekfir të gjithë muslimanët, përkatësisht personit që i ka arritur e vërteta. Ai nuk bën tekfir mbi atë që nuk i ka arritur e vërteta.”1
Imam Albani: Saktë!
Pyetësi: E para nga pesë shtyllat e Islamit janë dy shahadetet. Dijetarët kanë rënë në konsensus se ai i cili braktis këto dy shahadete është kafir dhe është e detyrueshme që të luftohet kundër tij. Sa i përket katër shtyllave tjera, pasi njeriu i ka pranuar ato, por i braktisë ato nga neglizhenca e tij, atëherë shejkhu (Muhammed bin Abdul-Uehab) thotë se, ne nuk bëjmë tekfir mbi të edhe në qoftë se e luftojmë atë nëse i braktisë ato…
Imam Albani: Ma sha’a Allah.
Pyetësi: Shejkh Muhammed bin Abdul-Uehabi thotë se dijetarët kanë mospajtime në lidhje me kufrin e personit që braktis namazin nga përtacia e jo nga mohimi.2
Imam Albani: Ma sha’a Allah.
Pyetësi: Edhe këtu shejkh Muhammed bin Abdul-Uehabi e citon shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen, e më pas ju shtoni komentin tuaj:
”Kur disa sahabë dhe pasues të tyre si Kudame dhe pasuesit e tij, duke menduar se ishte e lejuar për ata që kishin bërë vepra të mira, duke u bazuar në të kuptuarit e tyre të ajetit i cili gjendet në suren el-Maide, dijetarët në mesin e sahabëve, si Umeri dhe Aliu janë të pajtimit se atyre u kërkohet që të pendohen. Në qoftë se ata do të vazhdonin ta konsideronin këtë vepër të lejuar bëjnë kufër, e në qoftë se ata do ta pranonin se alkooli është haram, atëherë meritojnë dënimin e prerë me goditje me shkop. Kështu pra, ata fillimisht nuk i kanë bërë tekfir për shkak të keqinterpretimit derisa tu bëhet e qartë e vërteta. Po të kishin vazhduar të mohonin, ata do të dilnin nga feja.3
Dhe fjalët e Ibnu Tejmijes:
”Prandaj e kam pasur zakon që tu them Xhehmijve, të cilët mohojnë se Allahu është mbi arsh (fronin e Tij): ”Po të kisha unë mendimin tuaj do të isha bërë kafir. Por ju nuk jeni kufarë sipas meje sepse ju jeni të paditur.4
Imam Albani: Saktë!
Pyetësi: Sepse ju jeni të paditur.
Imam Albani: Ma sha’a Allah!
Pyetësi: Shejkh Muhammed bin Abdul-Uehabi vazhdon të citojë shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen:
”Ne e dimë domosdoshmërisht që profeti ﷺ nuk ia ka ligjësuar umetit të tij që të lus dikë të gjallë apo të vdekur, as profetë e as dikë tjetër, pavarësisht nëse këto janë lutje për mbrojtje apo diçka tjetër. Gjithashtu ai nuk ia ka ligjësuar atyre që t’i bëjnë sexhde të vdekurit, apo të gjallit. Në fakt ne e dimë se ai ndaloi të gjitha këto dhe se këto janë idhujtari të cilat Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ i kanë ndaluar. Por për shkak të dominimit të injorancës tek ata dhe mungesës së njohurive rreth transmetimeve të sakta të shpalljes tek gjeneratat e fundit…
Imam Albani: Allahu Ekber.
Pyetësi: (Fjalët e Ibn Tejmijes vazhdojnë)…
Nuk mund të bëhet tekfir mbi ta derisa t’u sqarohet atyre se ajo që i dërguari ﷺ ka shpallur është në kundërshtim me ato veprime.
Prandaj sa herë që ia kamë shpjeguar këtë çështje dikujt që kupton bazat e Islamit, vetëm se ka thënë:
”Kjo është baza e Islamit.”
Dijetarët e mëdhenj në mesin e kolegëve tanë, kanë thënë:
”Kjo është gjëja më e madhe që na e ke shpjeguar neve.”5
Imam Albani: Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Kjo duhet të jetë fjala e shejkh-ul-Islamit.
Pyetësi: Kjo është fjala e shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes, po. Këtu thotë shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehabi kur ai ishte akuzuar se bënë tekfir mbi muslimanët. Nëse më lejoni t’i citoj!
Imam Albani: Urdhëro!
Pyetësi: ”Sa i përket gënjeshtrës dhe shpifjes se, ne i shpallim njerëzit kufarë në një mënyrë gjithëpërfshirëse, se i obligojmë ata që kanë mundësi që të emigrojnë tek ne për të praktikuar fenë e tyre dhe që ne i shpallim të gjithë të tjerët kufarë nëse ata nuk i shpallin të tjerët kufarë dhe luftojmë kundër tyre, kjo është një shpifje dhe gënjeshtër e qartë. Kjo është një mënyrë për të larguar njerëzit nga feja e Allahut dhe e të të dërguarit të Tij ﷺ. Nëse ne nuk e kemi shpallur kafir dikë që adhuron idhullin mbi varrin e Abdul-Kadrit, apo mbi varrin e Bedeviut e të tjerë, për shkak të paditurisë së tyre, si dhe për shkak se nuk ka kush që ua tërheq vërejtjen, atëherë si është e mundur që ne të bëjmë tekfir ata që nuk e praktikojnë idhujtarinë dhe nuk emigrojnë tek ne, ose t’i shpallim kufarë të tjerët dhe të luftojmë kundër tyre?!
”Lavdia të qoftë Ty (o Allah), kjo është një shpifje e madhe.” 24:16
1 Akidat-ush-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab es-Salafijjeh (2/348).
3 er-Red ala el-Bekri, fq. 259.
4 er-Red ala el-Bekri, fq. 260.
5 er-Red ala el-Bekri, fq. 377.
6 24:16
7 Fataua ue Masa’il esh-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab, faqe, 5-6, brenda Maxhmu Mu’allafatish-shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab, vol. 2