Shejkh Muhammed bin Umer Bazmul
Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.ph…
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendon për atë që thotë se Shejkh Muhammed bin Hadiel-Medkhali zgjatë gjuhën me kritika dhe paralajmërime kundër Ehl-us-Sunnetit?
Përgjigje: Sipas asaj që di dhe kam dëgjuar unë, Shejkh Muhammed bin Hadiel-Medkhali (hafidhehullah) zgjatë gjuhën me kritika ndaj pasuesit e bidateve për të mirën e Islamit dhe muslimanëve dhe pastrimin e ndërgjegjes. Nëse Allahu (Subhanehuue Te ala) nuk e kishte bekuar Islamin dhe muslimanët me këta dijetarë, e vërteta nuk do t’u qartësohej njerëzve. As nuk do ta kishin ditur rrugën drejt udhëzimit apo të ruheshin nga devijimi.
Dijetarët si Shejkh Rabi, Shejkh Ubejd el-Xhabiri, Shejkh Muhamed bin Hadi dhe të tillët, vëllezërit dhe nxënësit që e përmbushin këtë detyrim. Ata ua duan të mirën njerëzve. Veprime të ngjashme duhet të përmenden dhe të falënderohen. Ai, vëllezërit e tij, mësuesit e tij dhe studentët e tij duhet të përkrahen për atë që bëjnë dhe për atë se ecin në këtë rrugë. E lus Allahun (Subhanehuue Te ala) ta bëj të qëndrueshëm Shejkh Muhammed bin Hadin dhe dijetarët e mëdhenj të Ehl-us-Sunnetit si Shejkh Rabin dhe Shejkh Salih el-Feuzanin, t’u jep atyre një fund të mirë, shëndet dhe mirëqenie, ti bëjë ata që ti’a bëjnë jetën të mjerueshme për pasuesve të bidatit të devijuar, të mbështet Islamin dhe muslimanët me anë të tyre dhe t’i shpërblej ata shumë sepse ia dëshiruan të mirën muslimanëve, e mbrojtën Islamin dhe muslimanët dhe kanë shkatërruar dhe shpalosur dhe paralajmëruar kundër pasuesve të bidateve.
E lus Allahun të na dhurojë neve dhe atyre ndihmë, sukses, udhëzim, kuptim të shëndoshë dhe saktësi.