Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muhamed el-Medkhali në lidhje me Jahja el-Haxhurin

Alameh Muhamed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123151

Data e fetvas: 8/10-1432 ose 6/9-2011

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këtu është një pyetje në lidhje me fjalët rreth el-Haxhurit dhe nëse diçka ka ndodhur mes nesh dhe tij. Asgjë nuk ka ndodhur mes nesh dhe tij. E vetmja gjë që ka ndodhur mes nesh dhe tij është ajo që e keni dëgjuar. Nuk ka absolutisht asnjë mospajtim mes meje dhe atij. Ndërsa ai i ka fyer dijetarët e Sunnetit edhe më shumë, ai dhe nxënësit e tij. Ai e ka kaluar kufirin. Askush nuk është kursyer nga ai. Asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe tij, as në lidhje me nderin apo pasurinë, në mënyrë që unë do të flas.

Unë u pyeta për të dhe unë u thashë se ai është mendjelehtë. Pse do të shkoni në Damaxh? Tek ai ju mësoni mendjelehtësira. Ai është si Shejkhu Falih (el-Harbi) dhe ndoshta edhe më i keq. I thashë tri gjëra. Ato të gjitha janë të argumentuara.

Dijetarët e Sunnetit, kokat në Selefizëm i fyen në mexhlisin e tij në formën e poezisë, dhe ai e lavdëron fyesit. Allahu na ruajt që mos të biem në gjendje të keqe pasi ishim një gjendje të mirë.

Instituti në Damaxh u themelua në mënyrë që Sunneti t’u mësohet njerëzve, e jo që dijetarët dhe Shujukhët e Sunnetit të fyhen dhe të ofendohen. Tani instituti është shndërruar në këtë. Poezitë ku Shujukhët e Sunnetit fyhen lexohen aty. Çfarë thuhet në lidhje me këtë? Nëse kjo nuk është mendjelehtësi, unë nuk e di se çfarë është mendjelehtësia.

Le të thonë atë që kanë thënë. Le të thonë çfarë të duan. Kjo nuk na dëmton ne. Ne jemi të detyruar të themi të vërtetën dhe të themi ashtu si është, pa marrë parasysh se kush zemërohet ose kush gëzohet.

Sikurse thashë asgjë pra nuk ka ndodhur mes meje dhe Shejkh Jahja el-Haxhurit. Por, kur ai shkoi aq larg, thashë atë në të cilën unë besoj dhe me të cilën e adhurojë Allahun (Xhela ue Ala). Unë nuk them më shumë se atë që kam thënë tashmë. Kanë pyetur shumë në lidhje me të. E them këtë tani dhe unë e di se kjo po regjistrohet, dhe le të regjistrohet. Sepse ata erdhën tek unë në xhaminë time në Medine dhe më pyetën dhe unë u thashë atyre se kjo është e vërtetë. Unë nuk jam duke ikur.

Lidhur me ekstremizmin në qëndrimin ndaj tij, kjo është e pashembullt. [Është thënë, ndër të tjera]:

“Lideri i njerëzve dhe i xhinëve.”

“Nëse do t’ia kishte fshirë këpucët e tij në një kohë shumë të gjatë, të drejtat e tij ende nuk do të ishin përmbushur.”

“Dëgjoni këto fjalë që shkatërron dëgjimin.”

“Në qoftë se ata e kishin shkrirë atë, mishi i tij do të ishte Sunneti dhe pjesa tjetër ajetet Kuranore.”

Gjëja e çuditshme është se ata thonë:

“Ju po i dëgjoni shpifësit.”

Ne e kemi dëgjuar këtë në kasetë dhe me zërat e këtyre folësve. Po ashtu, ne i kemi lexuar në disa libra që janë shkruar dhe në veçanti në librin e Abdul-Hamid el-Haxhurit “el-Khijaneh ed-Da’uijjah”. Poezitë gjenden aty.

Së fundi u fye Shejkh Rabi në një poezi. Pastaj ai thotë fyesit:

“Allahu të bekoftë!”

Çfarë thuhet në lidhje me këtë? Nëse kjo nuk është mendjelehtësi, unë nuk e di se çfarë është mendjelehtësia.

Ne duhet të kujdesemi që të mos pasojmë mendjelehtësinë. Unë po ndalem këtu, jo për shkak të frikës ose paaftësisë, por për shkak se nuk na ka hije neve që të pasojmë mendjelehtësinë. Ajo që unë kam përmendur për ju është vetëm një pjesë. Betohem në Allahun se një person i mençur dhe i arsyeshëm që posedon  karakter dhe dëlirësisë, e mbanë gjuhën e tij të pastër nga kjo. Por ndonjëherë detyrohesh që të përmendësh atë. Unë e kam thënë atë, ose të paktën një pjesë të saj, në mënyrë që ju të kuptoni se pse unë i thashë këto tri fjalë.

Shpërndaje: