Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muhamed el-Medkhali në lidhje me shejkh Suhejmin

Alameh Muhamed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://youtu.be/qkSvUq7mfy0

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në këtë xhami shejkhu fisnik Salih es-Suhejmi do ta ketë një konferencë. Cili është gjykimi për të marrë pjesë?

Përgjigje: Është e çuditshme. Betohem në Allahun se është e çuditshme që unë të pyetem lidhur me gjykimin për të marrë pjesë tek shejkh Salih es-Suhejmi.

Megjithatë, unë them se mendimi i tij në lidhje me Ibrahim-Ruhejlin është i papranueshëm. Pse? Sepse ai deri në kohën e këtij shkrimi e mbron Dr. Ibrahim er-Ruhejlin, dhe e bën së bashku me disa vëllezër të tjerë që të duket se unë e kam bazuar mendimin tim mbi Dr. Ibrahim er-Ruhejlin në informata nga njerëzit që unë besoj të jenë të besueshëm ndërsa të cilët ata i konsiderojnë të jenë gënjeshtarë, gjë të cilin vëllai ynë dhe Dr. Sulejman er-Ruhejli thotë. Jo, kjo është më shumë se kaq. Betohem në Allahun se ne kujdesemi shumë që informacioni të jetë i saktë që nga dita e parë. Fjalimi im ka qenë vetëm i bazuar në atë që ai (Ibrahim Ruhejli) e ka thënë ose e ka shkruar. Pra nuk kemi të të bëjmë me transmetues të besueshëm.

Sa i përket pjesëmarrjes në mesimet e shejkh Salih es-Suhejmit, kështu që kjo është një pyetje shumë e çuditshme. Shejkh Salih është një njeri i njohur. Ligjëratat e tij janë të njohura. Mësimdhënia e tij është e njohur për ne të gjithë. Prandaj, po, merr pjesë dhe përfito.

Shpërndaje: