Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ai ishte një prej imamëve të Ehlus-Sunnetit dhe një flamur prej viganëve të Islamit. Allahu Teberake ue Te’ala përmes tij ka sjell dobi të madhe në përhapjen e mësim-besimit, sqarimin e Teuhidit, shpjegimin e Sunnetit dhe refuzimin e bidateve dhe devijimeve. Unë kam për qëllim Shejkul-Islam Muhamed bin Abdul-Vehab (Allahu e mëshiroftë!). Ky imam akuzohet nga disa kundërshtar dhe armiq të tij se ai kishte urrejtje ndaj Ehlul-Bejtit -familjes së profetit alejhis-salatu ue selam. Edhe pse, kushdo që i lexon librat e tij dhe studion biografin e tij, e sheh se Shejkhu kishte dashuri dhe respekt të madh ndaj Ehlul-Bejtit të profetit alejhis-slatu ue selam. Gjithashtu, lexuesi do të gjej se ai u ka dhënë atyre vend meritor, larg ekstremizmit (ekzagjerimit në dashuri) dhe përuljes së tyre.
Për shkak të dashurisë së madhe që ai kishte për familjen e profetit, ai i ka emërtuar fëmijët e tij sipas emrave të Ehlul-Bejtit. Të gjithë fëmijët e tij kishin emrat e Ehlil-Bejtit përveç njërit. Emrat e fëmijëve të tij ishin: Hasen, Husejn, Fatime, Ali, Abdullah dhe Ibrahim. Të gjithë këta emra janë edhe të pjesëtarëve të Ehlul-Bejtit. Njërin prej fëmijëve të tij e quajti Abdul-Aziz. Përveç këtij të fundit, të gjithë fëmijët i emërtoi me emra të Ehlul-Bejtit. Dhe është e njohur se, me të rëndësishmit për ne janë fëmijët tanë. Emërtimi i tillë i fëmijëve, në çfarë aludon? Është fjala emërtimi i fëmijëve me emrat Hasen, Husejn, Fatime, Ali, Abdullah dhe Ibrahim, në çfarë aludon kjo? A aludon kjo në urrejtje apo dashuri? A aludon në miqësi apo armiqësi? Fjalët janë të qarta! Dhe pikërisht në këtë rrugë janë imamët dhe dijetarët e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit. Ata i duan Ehlul-Bejtin dhe dinë t’i vlerësojnë vlerat e tyre, ua japin gradat e merituar pa ekzagjërim apo urrejtje. Pa e ekzagjeruar apo nënvlerësuar. Dhe e vërteta vërteton gjithmonë ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes.”