Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muhammed Said Raslan është pasuesve të Ehli-Sunnetit në Egjipt

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=0lnTtBPI3FI

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pyetja e pestë dhe e fundit o Shejkh. Kush janë dijetarët të cilët janë pasues të Ehli-Sunnetit në Egjipt?

Përgjigje: Unë nuk njoh dikë tjetër pos Muhammed Said Raslan. Të tjerët nuk i njohë. Muhammed Said Raslan është prej më të mirëve të cilin duhet ta dëgjosh në Egjipt. Të tjerët nuk i njohë.

Atë që unë e njoh që është në metodologjinë e saktë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë pos tij, vëzhgo çfarë po them. Vetëm atë e njoh mirë.

Selefitë janë të shumtë në Egjipt, por unë nuk njoh dikë tjetër pos këtij burri pas përçarjeve të tyre, ku disa prej tyre kaluan në parti politike. Ai është i vetmi të cilin unë e njohë që nuk ndryshoi,  nuk u ndryshua, ose as që hyri në partitë e ndryshme.

Shpërndaje: