Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mukbil – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (1)

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=11

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shumë gra i luten Ibn Ulanit, Safijjud-Dinit, el-Kafrit dhe el-Khamsahes dhe thonë se ata janë evlija. Gjithashtu i luten Hamidit dhe Bahutit dhe kërkojnë ndërmjetësimin e tyre duke besuar se ata kanë mundësi të shmangin dëmin. Çfarë është gjykimi për këtë me argument?

Përgjigje: Kjo konsiderohet shirk. Allahu në Librin e Tij thotë:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُو مِن دُونِ اللَّهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَى يَومِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَن دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ {5} وَإِذَا حُشِرَ النَّاسُ كَانُوا لَهُمْ أَعْدَاء وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِينَ

“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?! Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” 46:5- 6

Allahu në Kuran gjithashtu thotë:

وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ {13} إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’u përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” 35:13- 14

Allahu në Kuran thotë:

وَلاَ تَدْعُ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُكَ وَلاَ يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِّنَ الظَّالِمِينَ {106} وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلاَ رَآدَّ لِفَضْلِهِ يُصَيبُ بِهِ مَن يَشَاء مِنْ عِبَادِهِ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

“Përveç Allahut mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë ti do të ishe vërtet keqbërës.” Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” 10:106- 107

Profeti ﷺ ka thënë:

الدعاء هو العبادة

“Lutja është adhurim.” Tirmidhiu dhe Ebu Davudi nga En-Nu’man bin Bashir.

Pastaj profeti ﷺ në vazhdim lexoi fjalën e Allahut:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

“Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” 40:60

Kjo dëshmon se lutja/duaja është adhurim. Allahu thotë në Librin e Tij të nderuar- atëherë kur Ai shpjegoi se është idhujtari t’i lutesh dikujt tjetër përveç Allahut- duke thënë:

وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ

“”E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut s’ka asnjë argument për këtë, por gjithësesi llogaria e tij është tek Allahu. E s’ka dyshim që kufarët s’kanë për të shpëtuar.” 23:117

Të luturit ndaj Ibn Uluanit apo dikujt tjetër konsiderohet idhujtari (shirk). Gjykimi për atë që lutet, mbetet kështu:

-Nëse ai është injorant, atëherë arsyetohet për injorancë e tij. Megjithatë veprimi i tij prapëseprapë konsiderohet idhujtari;

-Nëse ai nuk është injorant dhe i ka arritur e vërteta, ai konsiderohet të jetë idhujtar (mushrik). Atij nuk duhet t’i jepet grua. Nëse ai është i martuar me një grua besimtare, atëherë ajo bëhet e ndaluar për të, por në qoftë se gruaja e bën veprimin e tillë, e cila është e martuar me një njeri të drejtë, ajo bëhet e ndaluar për të ngase është bërë idhujtare (mushrike).

Adhurimi i cili i drejtohet dikujt tjetër përpos Allahut është përhapur në shumë vende Islame dhe jo vetëm në Jemen. Kur isha në Egjipt unë pashë se si shkruante mbi derën e dyqanit: “O Husejn, më ndihmo!”.

Shpërndaje: