Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mullëza e djathit, leshi i qenit dhe flokët e derrit

Imam Muhammed bin Ahmed bin Abdil-Hadi el-Makdisi (v. 744)

Burimi: Ikhtijarat Shejkh-il-Islam Ibnu Tejmijeh, fq. 25

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

22 – Shejkhu Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka përmendur mosmarrëveshjet lidhur me pastërtinë dhe papastërtinë e qenit. Pastaj ai tha:

“Mendimi më i saktë është se të gjitha qimet janë të pastërta, duke përfshirë qimet e qenit, të derrit dhe të tjera. Megjithatë, jo pështyma.”

Ai tha:

“Pra, nëse leshi i qenit është i lagësht dhe rrobat e njeriut bien në kontakt me të, atëherë ai nuk është i detyruar me asgjë. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve, duke përfshirë Ebu Hanifen, Malikun dhe Ahmedin në një transmetim. “

23 – Ai konsideroi se pështyma e qenit të gjahut që bie në gjahun nuk ka nevojë të pastrohet.

24 – Ai konsideroi se kockat e kafshëve të ngordhura, brirët dhe kthetrat janë të pastra dhe të lejuara (që të përdorën). Ai tha se shumica e Selefëve e kanë këtë mendim.

25 – Ai konsideroi se djathi i mexhusëve është i pastër dhe se mullëza dhe qumështi i kafshëve të vetë ngordhura janë të pastra.

Shpërndaje: