Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mund të ndodh e xhumaja…

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)

Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (732)

Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/452-453)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

732 – Xhabir bin Abdil-lah (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një ditë i dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për të mbajtur hutben e xhumasë, dhe tha: “Mund të ndodhë të jetë e xhuma, ndërsa një njeri është një mile larg qytetit, e nuk merr pjesë në namazin e xhumasë.” Pastaj ai tha për së dyti: “Mund të ndodhë të jetë e xhuma, ndërsa një njeri është dy mile larg qytetit, e nuk merr pjesë në namazin e xhumasë.”  Ai tha për së treti: “Mund të ndodhë të jetë e xhuma, ndërsa një njeri është tre mile larg qytetit, e nuk merr pjesë në namazin e xhumasë, e Allahu e vulosë zemrën e tij.”1

Transmetoi nga Ebu Ja’la me një zinxhir jo të fortë2. Ibn Maxheh transmetoi me një zinxhir të mirë nëpërmjet tij:

“Kushdo që braktis tri namaze të xhumasë pa nevojë, Allahu ia vulos zemrën.”3


1 I mirë përmes të tjerëve.

2 Ky hadith është i mirë me anë të hadithit të mëparshëm dhe me hadithin e Xhabirit.

3 I mirë dhe autentik.

Shpërndaje: