Alameh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përktheu: Valdet Gashi
Burimi: https://youtu.be/Fgs8Jjw5Ldk
Pyetja: Allahu të dhëntë të mirën. Pyetja e parë vjen nga interneti, Web faqja Miraath.
Pyetësi nga Algjeria thotë. Allahu të mëshiroftë o Shejkh.
A është e mundur që xhinët të vjedhin ose të marrin sende materiale nga shtëpia, si ari apo pasuri?
Përgjigje: Ky lloj i xhinëve me të vërtetë i kryejnë veprat që janë përmendur në pyetje.
Dhe ajo që më është bërë e qartë përmes hulumtimit të situatave të njerëzve, është se magjistarët dhe fallxhorët i përdorin ata (xhinët) për këtë qëllim.
Kështu, xhinët i kushtëzojnë ata që të bëjnë kurban për xhinët, në mënyrë që të bien në shirk.
Pra, nëse ata (magjistarët dhe fallxhorët) bëjnë atë që xhinët duan, ata bëjnë për ta (magjistarët dhe sharlatanët) atë që duan; vjedhje, vrasje, xhindosje të njerëzve dhe gjëra tjera të ndryshe.