Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Murxhia El-Kerramijjeh

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Kurrat-ul-Ajnejn bi Teudhih Me’ani Akidat-ir-Razijejn, fq. 219
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një grup i tretë i quajtur Murxhiah El-Kerramijjeh thotë se besimi përbëhet vetëm nga të shqiptuarit e gjuhës. Sipas tyre edhe munafikët (hipokritët) janë besimtarë. Një hipokrit që flet pa besuar me zemër është besimtar sipas këtyre njerëzve. Disa i akuzojnë ata se besojnë se hipokritët do të hyjnë në xhenet. Kjo nuk është e vërtetë, ata nuk thonë fare kështu. Hipokritët do të hyjnë në xhehnem edhe pse pretendojnë se janë besimtarë, e që është një besim i devijuar. Siç konfirmohet në Kuran dhe sunnet, besimi përbëhet nga besimi me zemër, shqiptimi i gjuhës dhe veprimet e pjesëve të trupit. Të gjitha grupet Murxhiah përjashtojnë veprat prej besimit. Ata nuk besojnë se besimi shtohet dhe pakësohet, dhe ata e quajnë Ehl-Sunnetin “Mukhalifeh” dhe “Naksanijjeh”. Ky është tipik i devijimeve dhe bidateve të pasuesve të bidateve. Sapo të bie në bidat një person, ai duhet të fillojë të luftojë me Ehlu-Sunnetin. Pasuesit e bidateve janë njësoj si armiqtë e profetëve (salAllahu alejhim ue selem), sepse Ehli-Sunneti kumtojnë Kuranin dhe sunnetin dhe prandaj ata duhet të urrehen nga të devijuarit dhe sektet të cilat, sidoqoftë, ndryshojnë në devijimin dhe sprovat e tyre.

Shpërndaje: