Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Murxhiah absolut

Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)

Burimi: Kitab-us-Sunnah, fq. 96-100

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

186 – E kam dëgjuar Ahmedin duke u pyetur:

“Kush janë Murxhiat?” Ai u përgjigj: “Ata që pohojnë se besimi përbëhet prej fjalës.”

187 – E kam dëgjuar Ahmedin duke thënë:

“Nuk duhet falur pas një personi i cili thotë se besimi përbëhet nga fjala dhe thërret në këtë.”

188 – E kam dëgjuar Is’hakun duke thënë:

“Ai që thotë për veten e tij se ai është besimtar është Murxhi.” Unë i thashë: “A duhet falur pas tij?” Ai u përgjigj: “Jo.”

189 – E kam dëgjuar Is’hakun gjithashtu duke thënë:

“Ata pohojnë se i pari i cili thërriti në Irxha ishte el-Hasan bin Muhammed bin el-Hanefijej. Pastaj Murxhiah eskaloi saqë madje disa edhe thanë:

“Unë nuk bëjë tekfir mbi atë që braktis namazet e detyrueshme, agjërimin e Ramazanit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe kryerjen e detyrave të përgjithshme për deri sa ai beson në to dhe nuk i mohonë ato. Për të shpresohet tek Allahu, përderisa ai nuk i mohon ato”

Këta janë pa dyshim Murxhiah. “

Ata janë disa grupesh. Disa pohojnë se ata janë besimtarë absolutisht, por pa thënë se ata janë besimtarë tek Allahu. Përveç kësaj, ata besojnë se besimi përbëhet nga fjala dhe vepra. Ata janë më të mirët prej tyre.

Disa njerëz besojnë se besimi përbëhet nga fjala, dhe vepra është konfirmimi i tij, jo se vepra i përket besimit. Ata besojnë se vepra është farz, dhe se besimi përbëhet nga fjala . Ata thonë se veprat e tyre të mira janë pranuar, se ata janë besimtarë tek Allahu dhe se besimi i tyre është si besimi i Xhibrilit.

Këta janë Murxhiat të cilët janë mallkuar nga profetët sikurse sugjeron hadithi. Bakijjah bin Uelid na informoi, nga Zur’ah bin Abdil-lah ez-Zubejdi i cili tregoi se një mësues u tha atyre nga Muadh bin Xhebeli i cili tha:

“Murxhiat dhe Kaderitë janë mallkuar nga 70 profetë dhe i fundit ishte Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem).” 1

190 -Abdullah bin Hubejb na tregoi: E kam dëgjuar Jusuf bin Asbat duke thënë:

“Murxhiat thonë se besimi përbëhet nga fjala pa vepra. Ai që dëshmon shehadetin ka besim të plotë sikurse Xhibrili dhe Mikaili. Ai është besimtar edhe nëse ai do të vriste dhe e braktiste namazin, agjërimin dhe guslin. Ata gjithashtu e konsiderojnë të ligjshme për të ngritur shpatën kundër umetit të Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).”

191 – Ali bin Jezid na tregoi: Ismah bin el-Mutauakil na tregoi:

“E pyeta Sufjan bin Ujejneh në lidhje me Murxhiat dhe ai u përgjigj: “Ata janë që thonë se namazi dhe zekati nuk i përkasin besimit.”


1 I dobët sipas Albanit në “Dhilal-ul-Xhennah” (952).

Shpërndaje: