Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhejmi
Burimi: https://youtu.be/dDamOTOimh8
Përktheu: Valdet Gashi
El-Xhifri, idhujtari i njohur el-Xhifri i cili është i njohur për shirkun e tij të qartë, tha me plot gojën: “Unë i sfidoj ata që na ndalojnë t’i afrohemi Allahut përmes robërve të Tij të mirë. Sepse Allahu na ka ligjësuar që t’i afrohemi Atij me adhurim përmes gjërave të pajeta. Atëherë, si nuk mund t’i afrohemi Atij përmes robërve të Tij të mirë?”
Si kështu, o el-Xhifri, o idhujtar? Ai tha se Allahu na ka ligjësuar që të bëjmë Tavaf rreth Qabes. A nuk është ky një afrim tek Allahu përmes një gjëje të pa jetë?
Allahu na ka ligjësuar që ta kalojmë natën në Mina, të qëndrojmë në Arafah, të kalojmë natën në Muzdelifeh dhe të gurëzojmë xhemaratet në haxh. A i kupton ai ritualet e haxhit? Ai sigurisht nuk i kupton ritualet e haxhit. Përndryshe, ai do të ishte ndalë tek ajo që Umeri (radijAllahu anhu) tha për gurin e zi:
“Unë e di që ti je thjesht një gur që as nuk dëmton e as nuk sjell dobi. Nëse nuk do ta kisha parë të dërguarin e Allahut ﷺ duke të puthur, unë nuk do të puthja.”