Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muslimanët dhe Ehl-us-Sunneti janë njerëzit më të mirë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Xhauab es-Sahih li men baddala Din-el-Masih (1/53)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kështu, muslimanët janë mesatarë në lidhje me librat e shpallur. Ata nuk e mohojnë aborgimin e dispozitave, gjë të cilën jehudët e bëjnë. Ata (Ehl-us-Sunneti) nuk ndryshojnë asgjë nga ligji i tyre i tanishëm dhe nuk shpikin asnjë ligjë të ri pa lejen e Allahut, sikurse veprojnë të krishterët. Ata nuk e teprojnë me disa profetë të caktuar dhe njerëz të mirë, sikurse veprojnë të krisherët. As nuk i abuzojnë të drejtat e tyre sikurse veprojnë jehudët. Ata nuk e përshkruajnë Krijuesin (Subhanah) me cilësi që ngjasojnë me cilësitë e krijesave, sikurse veprojnë të krishterët. Ata nuk e nënvlerësojnë adhurimin e Tij sikurse veprojnë jehudët. Ata nuk adhurojnë dikë karshi Tij, sikurse veprojnë të krishterët.

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati në Islam janë sikurse Islami në mesin e feve të tjera. Ata janë të mesatarë kur është fjala për cilësitë e Allahut (Azze ue Xhel); mes atyre që i refuzojnë dhe i mohojnë ato dhe atyre që i krahasojnë dhe i ngjasojnë me ato të krijesave. Ata e përshkruajnë Allahun ashtu siç Ai e përshkroi Veten e Tij dhe siç e përshkruan Atë të dërguarit. Ata as nuk mohojnë e as nuk bëjnë krahasime. Ata pranojnë cilësitë e përsosura të Allahut dhe e pastrojnë Atë nga emnakët dhe ortakët. Ata pranojnë cilësitë e Allahut pa krahasuar, pastrojnë pa mohuar, siç ka thënë Allahu (Te ala):

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِير

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi..” 1

Mumeththileh (ata që krahasojnë cilësitë e Allahut) refuzohen me fjalën:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij…”

Mu’atilah (mohuesit e cilësive) refuzohen me:

وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”…dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”



1 42:11

Shpërndaje: