Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 724
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا رَّجُلًا فِيهِ شُرَكَاء مُتَشَاكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا الْحَمْدُ لِلَّهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
“Allahu ka marrë shembull krahasues një rob (skllav) që e kanë në bashkëpronësi disa pronarë, të cilët grinden mes veti, me një rob i cili i përket plotësisht vetëm një pronari. A janë këta dy të barabartë në krahasim? Hamdi dhe lavdërimet i përkasin Allahut! Por shumica e tyre nuk e dinë.” 1
Burri i përmendur në ajet është një rob në pronësi të disa pronarëve të cilët kurrë nuk bien dakord për diçka, gjë që ai nuk mund të pushoj. Ata gjithmonë grinden në lidhje me të. Të gjithë dëshirojnë të jenë të kënaqur prej tij. Si mendoni se ky njeri e ka gjendjen me këta pronarë që grinden?
وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ
”… dhe një rob i cili i përket plotësisht vetëm një pronari.”
Ai është vetëm në pronësi të tij. Ai e di atë çfarë zotëriu dëshiron prej tij dhe përjeton një qetësi të plotë:
هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا
“A janë këta dy të barabartë në krahasim?”
A munden këta dy burra të krahasohen me njëri-tjetrin? Jo, nuk munden.
E njëjta vlen edhe për idhujtarët që adhurojnë disa zota. Një herë ai adhuron një zot, një herë adhuron një zot tjetër. Ai nuk ka stabilitet dhe qetësi. Ndërsa monoteisti e përjeton atë, i cili sinqerisht e adhuron Zotin e tij që e ka shpëtuar atë nga idhujtaria, ai ndien qetësinë dhe harmoninë më të përsosur:
الْحَمْدُ لِلَّهِ
”Hamdi i përket Allahut!”
Falënderimi i qoftë Allahut që e vërteta është bërë e qartë nga e kota:
بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
”…por shumica e tyre nukë e dinë.”
1 39:29.