Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muslimani dhe ndryshimi i kohës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: esh-Shita ue ma fihi min-an-Ni’am

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/5462

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhanahu ue te ala) ka thënë:

يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُوْلِي الْأَبْصَارِ

“Allahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka mësim për ata që shohin.” 1

Allahu ka bërë që nata dhe dita të vinë njëra pas tjetrës, stinët të vinë njëra pas tjetrës, muajt të vinë njëri pas tjetrit, dimri të vijë pas verës. Në to ka një mesazh për njerëzit e mençur dhe besimtarët, me të cilin argumentojnë për aftësinë madhështore të Allahut (subhanehu ue te ala). Besimtarët dhe të mençurit gjithashtu argumentojnë me të se Allahu është në gjendje të ndryshojë situatat. Ata argumentojnë gjithashtu për të kujtuar dhe marrë mësim nga ky ndryshim universal për të ndryshuar veten e tyre dhe të pendohen tek Allahu (subhanehu ue te ala). Allahu bën verën që të jetë e nxehtë dhe dimrin të jetë i ftohtë, mënyrë që robërit të mësojnë dhe mos harrojnë të nxehtit dhe të ftohtit që pret në ditën e gjykimit, prandaj ata pendohen tek Allahu (subhanehu ue te ala). Ajo që ndodhë këtu është një shembull i asaj që pret në ditën e gjykimit. Në mënyrë të ngjashme temperaturat mesatare në pranverë dhe në vjeshtë na kujton mesataren, kënaqësinë, lumturin dhe gëzimin në xhenet.

Ajo që ndodh këtu në tokë nuk ndodh pa qëllim. Kjo ndodh nga një urtësi e madhe dhe hyjnore. Prandaj, besimtari musliman duhet të merr mësim.

Sa i përket jobesimtarit dhe hipokritit, këto mesazhe nuk u shtojnë atyre mësime dhe qortime, e as nuk u bëjnë dobi. Ata nuk përfitojnë prej tyre, sepse nuk besojnë, ose nuk i frikësohen Allahut (subhanehu ue te ala). Ju e keni dëgjuar Allahun (te ala) duke thënë:

فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَى سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَى وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَى ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَى

 “E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi. Do të këshillohet ai që ka frikë. E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq. I cili do të hyjë në zjarrin e madh. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” 2

Ai që nuk merr mësim nga këto fenomene dhe ndryshime, me siguri do ta bëjë këtë në ditën e gjykimit. Por atëherë kujtimi dhe këshilla nuk ka dobi. Besimtari kujton veten për gjithë këtë në kohën kur të menduarit rreth tyre i sjell dobi dhe pendohet tek Allahu (subhanehu ue te ala). Të nxehtët dhe të ftohtët, dhe të gjitha ndryshimet e tjera, janë në fakt një kujtim për besimtarët. Ato janë qortim dhe mirësi për të. Megjithëse ai ka vështirësi nga këto (kushte atmosferike) dhe ndonjë dëmtim të lehtë, megjithatë dobia është më e madhe. Kjo e bën atë që të merr mësim, të mendojë dhe të kuptojë dobësinë e tij dhe nevojën për Allahun (subhanehu ue te ala).

Ju keni përjetuar ditë jashtëzakonisht të ftohta dhe keni pa se çfarë ka ndodhur. Kjo nuk ndodhë pa qëllim. Kjo është një këshillë për ju, në mënyrë që ju të shqyrtoni veten dhe ti ktheheni Allahut (subhanehu ue te ala) që ka çdo gjë në dorën e Tij.

E gjithë bota u godit nga një acar i madh, akulli paralizoi pemët, palmat dhe gjërat e tjera. Pastaj Allahu (xhela ue ala) e ndërroi të ftohtit me ngrohtësi dhe rehati. Kjo dëshmon aftësitë e Tij (subhanehu ue te ala). Së pari, Ai e bën botën të ftohtë dhe të vdekur, pastaj Ai bën që ajo të bëhet e ngrohtë dhe e rehatshëm. Ai (subhanehu ue te ala) e bën këtë me aftësinë e Tij:

يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُوْلِي الْأَبْصَارِ

“Allahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që shohin.”

Ju e dini se si ne jemi prekur nga të ftohtit e madh, nga thatësia dhe tharja e pemëve, palmave, bimëve dhe kullotave. Nuk ka rënë shi. Ky është një mesazh nga Allahu (subhanehu ue te ala) me të cilat Ai kujton robërit e Tij:

وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِن بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنشُرُ رَحْمَتَهُ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ

“Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është Mbikëqyrësi, i lavdëruari.” 3

أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاء الَّذِي تَشْرَبُونَ أَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ الْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ الْمُنزِلُونَ لَوْ نَشَاء جَعَلْنَاهُ أُجَاجًا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ

“A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?” 4

Allahu (subhanehu ue te ala)i kujton robërit e Tij kur ai e ndalon shiun dhe çdo vështirësi që ajo përfshinë. E njëjta gjë vlen edhe për rritjen e çmimeve. E gjithë kjo është një kujtesë për robërit e drejtë të Allahut, ashtu që ata të mund të marrin mësim dhe ti kthehen Zotit të tyre (subhanehu ue te ala). Kjo është vetëm mëshirë për robërit e Tij:

وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الْأَرْضِ وَلَكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا يَشَاء إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ

“Sikur Allahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.” 5

Allahu (xhela ue ala) jep dhe ndalon, pasuron dhe shkakton varfërinë, jep shëndet dhe sëmundje. Por kjo është vetëm në dobi të besimtarëve, në mënyrë që ata mund të mendojnë, të marrin mësim, të pendohen tek Zoti i tyre dhe të kthehen tek Zoti i tyre me lutje dhe përulje. Kjo është për të mirën e tyre. Dhe vetëm besimtarët përfitojnë prej saj:

سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَى

“Do të këshillohet ai që ka frikë.”

Kundërshtuesi, hipokriti, pagani, është një rast tjetër tek Allahu (subhanehu ue te ala):

وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى

“E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq.”

Fatkeqi nuk përkujtohet, ai nuk merr mësim fare. Hadithi thotë se:

”Me të vërtetë, besimtarit i duket mëkati i tij si një shkëmb që qëndron mbi të dhe frikësohet se mos i bie sipër, ndërsa hipokritit mëkati i tij i duket si një mizë që kalon pranë hundës së tij dhe ai e largon.” Transmetom Bukhari (6308).

Hipokriti është si një deve, pronari i të cilës e lidh atë që pastaj ta lëshojë atë; ajo as nuk e di pse lidhet apo lirohet. Sepse ai nuk ka besim.

Prandaj, ne muslimanët pra jemi të detyruar të pendohemi tek Allahu, të shqyrtojmë vetveten, dhe para së gjithash që të korrigjojmë gjendjen tonë dhe gjendjen e fëmijëve tanë dhe në shtëpitë tona. Në të ne duhet të përmbushim ligjet e Allahut (subhanehu ue te ala) duke kryer obligimet e tij dhe që ti shmangen ndalesave të Tij. Njerëzit e sotëm po kalojnë nëpër një errësirë të madhe për shkak të këtij të ashtuquajturit qytetërim, që në fakt është një e keqe. Kjo i ka çuar ata që të jenë të shkujdesur ndaj kujtimit të Allahut, dhe të jenë përtac ndaj Allahut. Ata janë mashtruar nga ajo prandaj shumica kanë lënë pas dore obligimet e Allahut, përveç disave që i ka mëshiruar Allahu.

Pendimi ka shenjat e tij. Nuk është vetëm për tu penduar me gjuhë. Pendimi duhet të të ndryshojë ty. Pendimi duhet të ndryshojë familjen tënde dhe ti bëjë ata që të braktisin mëkatet për bindje, të keqën për të mirën. Pendimi me gjuhë pa ndryshim nuk sjell dobi fare. Ai që pendohet sinqerisht e zëvendëson gjendjen e tij të keqe më një më të mirë:

ذَلِكَ بِأَنَّ اللّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِّعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَى قَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمْ وَأَنَّ اللّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

 “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase Allahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).” 6

إِنَّ اللّهَ لاَ يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ

 “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” 7

Kjo varet pikërisht nga ne. Kur ne ndryshohemi nga e keqja në të mirë, nga mëkati në ibadet, nga e keqja në mirësi, Allahu ndryshon vështirësitë, thatësirat, rritjen e çmimeve dhe gjëra të tjera që na kanë ndodhur dhe i zëvendëson me diçka të mirë. Shpërblimi është sipas asaj që vepron. Dhe në qoftë se ne nuk zgjedhim të ndryshojmë dhe mbetemi në gjendjen tonë të tanishme, duhet ta dimë se ajo që na pret tek Allahu është edhe më rëndë.

Me këtë që thamë, ne lusim Allahun për udhëzim në pendim të sinqertë, të kthehemi tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe të përmirësojmë atë që  është shkatërruar nga vetë ne, fëmijët tanë, veprimet tona dhe gjendjet tonë. Ai është afër dhe dëgjon lutjet. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.


1 24:44.

2 87:9-13.

3 42:28.

4 56:68-70.

5 42:27.

6 8:53.

7 13:11.

Shpërndaje: