Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Keshf-us-Sitar, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 12: Çfarë mendoni për pantallonat e meshkujve? A lejohet të vishet ato? Na jepni një fetva, Allahu iu shpërbleftë!
Përgjigje: Veshja e pantallonave është përngjasim me kufarët. Ai që i ngjan një populli i përket atij populli. Këto janë një zakon që u ka ardhur muslimanëve nga perëndimi. Ata veç imitojnë perëndimin. Ata i kanë marrë pantallonat prej tyre. Ata i imitojnë kufarët edhe në përdhosjen e grave. Në qoftë se është bërë e zakonshme për një grua që të shfaq fytyrën e saj, flokët dhe gjokset, a duhet kjo pastaj edhe të bëhet e zakonshme në mesin e muslimanëve? E njëjta gjë mund të thuhet për çdo gjë që kemi marrë nga nasarat në emër të ashtu quajturës ”e zakonshme”.
Ne jemi të detyruar që të largojmë këto zakone të këqija dhe të kthehemi tek traditat Islame. Nëse këta njerëz këmbëngulin që të veshin pantallona, atëherë le të veshin pantallona shumë të gjerë, siç janë pantallonat e turqve dhe rrobat e disa muslimanëve joarab. Gjykimi i tyre – nëse do Allahu – është më i butë dhe shpresojmë që ato të jenë të lejuara. Por pantallona perëndimore që zbulojnë formën e vitheve dhe pjesë të tjera të trupit është një përngjasim me kufarët:
“Ai që i ngjan një populli i përket atij.” 1
Ata i ngjajnë mohuesit me pantallona e tyre, kravatat dhe kokat e zbuluara. Ti nuk mund të bësh dallimin midis një muslimani dhe një jehudiu.
Kur jehudët dhe nasarat hyrën nën pushtetin Islam, u detyruan të kenë simbole që i dallonin ata nga muslimanët. Mjetet e tyre të transportit dallonin, rrobat e tyre dallonin. Ata ishin të ndryshëm në shumë gjëra. Muslimani duhet të dallohet nga kafiri. Në ditët e sotme nuk shihet asnjë dallim në mes një jehudiu, një nasrani dhe një komunisti. Muslimani pra duhet të dallohet. Prandaj i dërguari ﷺ ndaloi përngjasimin me idhujtarët dhe tha:
“Ai që i ngjan një populli i përket atij.”
1 Ahmedi (3/50), Ebu Daudi (4031) dhe Abd bin Humejd (848). Autentik sipas Albanit në “Irua-ul-Ghalil (2691)“.