Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mustaqet duhet shkurtuar e jo të rruhen

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith edh-Dha’ifah (9/53)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4056 – Hadithi:

“Pritini mustaqet sipas buzës.”

Shumë i dobët dhe transmetohet nga Tabarani.

Sidoqoftë, Sunnet është që të priten mustaqet dhe të mos rruhen. Et-Tahaui dhe të tjerë transmetuan nga el-Mughirah bin Shu’bah i cili tha:

“Një burrë me mustaqe të gjata erdhi tek profeti , pas së cilës ai kërkoi një siuak dhe një palë gërshërë dhe ia preu mustaqet e tij përgjatë siuakut.”

Transmetuar nga Ebu Davud dhe të tjerët me zinxhir autentik.


1 Sahih Sunen Ebi Davudi (182).

Shpërndaje: