Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129141
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Drejtuesi i emisionit pyet: ”Si mund të kombinojmë mes urdhërit të Profetit salAllahu alejhi ue selem që të dëgjojmë dhe t’i bindemi pushtetarit edhe nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pronën dhe atë çfarë njerëzit janë duke bërë sot?”
Muhamed Arifi: ”Pa dyshim se ka një ndryshim në qoftë se pushtetari sulmon një individ. Muslimi transmeton se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”
Kjo ka të bëjë me pushtetarin që sulmon një individ me të cilin ai e ka një problem. Përndryshe, pushtetari është i mirë. Por në këtë rast ai shkon tek një person dhe ia rrah shpinën dhe ia merr pasurinë. Këtij personi duhet ti thuhet që të mos ngrihesh dhe bësh thirrje për rebelim ose që të bësh rebelim të armatosur kundër tij.
Sepse dëmi i veprimit është më i madh se sa rrahja që ta bëri ai. Shiko nëse ti mund të marrësh pasurinë tënde prej tij në një mënyrë tjetër. Ajo për të cilën ne po flasim është rasti nëse pushtetari merr para nga i tërë populli.”
Pyetje: ”A vlenë hadithi i Profetit salAllahu alejhi ue selem:
”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”
vetëm për raste inviduale, dhe se ky nuk vlenë për padrejtësinë kolektive, apo hadithi përfshinë çdo padrejtësi?”
Myftiu i Arbisë Saudite: ”Hadithi është i përgjithshëm, është e obligueshme për t´iu bindur pushtetarit edhe nëse ai është mëkatar. Është e obligueshme bindja ndaj tij, sepse nëpërmjet bindjes trajtohen çështjet dhe gjendjet në mënyrë të saktë, edhe nëse ka gabime, dhe ky gabim nuk merret parasyshë për hirë të interesit të përgjithshëm.
Sa për rebelimin dhe mosbindjen ndaj pushtetarëve, vetëm Allahu e di se në çfarë sprove dhe rrëmujë ajo shpie. Merrni mësime nga disa vende islamike që vuajnë nga revolta të cilën ata e quajnë ”Pranvera arabe”. Shikoni në sprovat që kanë rezultuar prej tyre!
Vëllezër! Ndëgjimi dhe bindja ndaj pushtetarit është një mënyrë për të arritur një jetë me stabilitet dhe me siguri dhe të mira të shumta. Mosbindja dhe mosmarrëveshjet në interes të individëve janë shumë të dëmshme. Ne duhet të dëgjojmë dhe të bindemi dhe të besojmë se e kemi detyrë që pushtetarëve tanë të cilëve u kemi premtuar besnikëri në bazë të Kuranit dhe Sunnetit t’i dëgjojmë dhe t’u bindemi atyre, ti forcojmë ata, të qëndrojë në anën e tyre dhe ti mbrojmë ata dhe të mos ua dëshirojmë të keqen atyre dhe vendit tonë.