Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj urdhrave të fesë. Fe të cilën Allahu i Madhëruar e ka zgjedhur për robërit e Tij, i ka nderuar me të dhe nuk pranon prej njerëzve fe tjetër përpos saj.
Allahu e ka zgjedhur për ne fenë Islame. E ka bërë umetin e Muhammedit ﷺ, umetin më të mirë të mbarë njerëzimit, sepse ata urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, e jetësojnë drejtësinë, thërrasin në fenë e Allahut dhe e përhapin mesazhin e islamit për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë.
Gjëja e parë për të cilën duhet pasur kujdes çdo myslimanë, është të mos harrojë se Allahu e sheh atë, edhe atëherë kur ai është i vetëm qoftë në shtëpinë e tij, në shkretëtirë apo në ndonjë prej xhamive.
Si duhet të jenë sjelljet e njeriut me krijesat e Allahut? A janë të njëjta veprimet e tij të fshehta dhe ato publike? A është i interesuar ai për problemet e myslimanëve? A ka ndjenjë dhe vullnet të sinqertë për udhëzimin e njerëzve? A e lëndon atë, ajo çfarë po i ndodhë umetit islam që të bie në vend fjala e Musatafasë ﷺ:
“Myslimanët në lidhjen dhe mëshirën në mes tyre, janë si një trup i vetëm! Nëse ndjen dhembje në një gjymtyrë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”
A merakosesh për gjendjen e këtij umeti dhe atë që po ndodh si rezultat i rrymave keqdashëse dhe fitneve-sprovave të ndryshme?
A e bën njeriu maksimumin që mund ta bëj, qoftë edhe me lutje?
Po! Ta lusë Allahun e Lartësuar që ta përmirësojë gjendjen e këtij umeti, e ta bëj që rinia ta donë sa më shumë përhapjen e Ligjit të Allahut.
Nuk ka dyshim se, nëse Allahu e udhëzon, i jep kurajë dhe përmirëson gjendjen e rinisë së umetit,- mu ata janë krenaria dhe nderi i saj, gjithashtu janë edhe bartësit e thirrjes në fenë e drejtë.
Cila është rruga për ta realizuar këtë?!
Kjo, me të vërtetë është qëllimi më fisnik dhe më madhështorë! Gjë e cila kërkon të shtrydhen të gjitha përpjekjet individuale dhe që njerëzit të bashkëpunojnë në jetësimin e këtij qëllimi. Kjo, kërkon që për shtëpinë duhet të kujdesen banorët e saj; kujdes që është realizim i moralit islam.