Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muslimani agjëron me muslimanët në vendin e tij – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne agjërojmë së bashku me Arabinë Saudite sepse ne nuk i besojnë kryesisë në vendin tonë në lidhje me përcaktimin e hënës së re të Ramazanit.

Përgjigje: Muslimani duhet të agjërojë me muslimanët e vendit të vet (e fillon dhe e mbaron Ramazanin së bashku me ta) dhe nuk ndahet prej tyre. Ai duhet të agjërojë me ta dhe falënderimi i takon vetëm Allahut.

Shpërndaje: