Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në rrethin tonë, disa prej të rinjve të cilët janë udhëzuar rishtazi dhe kanë shkurtuar petkun (deri në mbi nyje të këmbëve). Para se të udhëzoheshin, ata karakterizoheshin me moral të lartë, mirësjellje e buzëqeshje në fytyrë ndaj të udhëzuarve dhe të tjerëve. Ndërsa tani, ata janë ndryshe! Fytyrat i kanë të mrrolura e të vrazhdëta! Si duhet të jetë myslimani pasi që të udhëzohet?”
Përgjigje: “Myslimani, çdoherë duhet të ketë moral të mirë, duke qenë i përkushtuar ndaj adhurimit dhe porosive të islamit. Islami porositë për moral të mirë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Më se afri me mua në Ditën e Kiametit do të jetë ai i cili ka moralin më të mirë!”
Prandaj, myslimani duhet të ketë moral sa më të mirë. Feja islame, nuk na mëson gjëra të tjera përveçse ato që janë të mira. Islami nuk porositë për të qenë njeriu i mrrolur e as i vrazhdë, përveç ndaj atyre që nuk e pranojnë këshillën prej kufarëve apo mynafikëve.
Thotë Allahu i Lartësuar:
جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ
“Luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre.” (65:9)
Kur është fjala për të thirrur në fe (da’ue) apo kur ne kemi të bëjmë me myslimanët në përgjithësi, njeriu duhet të ketë sjellje të mirë.”