“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Muslimani nuk e mohon mësyshin

Alameh Muhamed Ibn Abdilah Es-Subejjil
Resa’ilun Fil Akideti Ued-Daueh, fq. 174-175
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si mund ta godasë mësyshi personin i cili merr mësysh të tjerët?

Përgjigje: Arsyet e mësyshit janë të panjohura. Megjithatë, mësyshi është i vërtetë dhe i vërtetuar, muslimani nuk e mohon atë.

Është transmetuar në mënyrë të saktë se Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, do ta paraprinte mësyshi. Dhe nëse ju kërkohet të laheni, atëherë lahuni!”

Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët.

Profeti i Allahut Jakubi ﷺ i tha bijve të tij:

”O bijtë e mi, mos hyni (të gjithë) nga njëra portë, por hyni nga porta të ndryshme! Unë s’mund t’ju bëj dobi asgjë kundrejt (caktimit të) Allahut. Vendimi i takon vetëm Allahut; vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që mbështeten!” Jusuf, 12:67

Imam Maliku transmeton në librin e tij “El-Mu’ueta” se Amir bin Rabi’ah e pa Sehl bin Hunejfin duke u larë dhe tha: “Deri tani nuk kam parë kësi lëkure aq të bukur, as te virgjëresha e fshehur.”

Sehli u rrëzua përtokë.

Atëherë i dërguari i Allahut ﷺ e thirri Amirin, u zemërua me të dhe i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllanë e vet? Përse kur sheh diçka që të pëlqen, nuk i lutesh Allahut që ta begatojë atë?”

Ai ﷺ e urdhëroi atë të lahet për Sehlin.

Amiri lau fytyrën, duart e tij, bërrylat, gjunjët, qoshet e këmbëve dhe brendësin e izarit të tij në një enë. Pastaj e derdhën ujin mbi Sehlin i cili u ngrit dhe u largua nga aty me bashkë me të tjerët.”

Transmeton Nesai në Es-Sunen El-Kubra (7617), Ibn Maxheh (3509) dhe Ahmedi (15980).

Dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: