Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Na mjafton vetëm Kurani?!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cili është gjykimi për ata që quhen kuranitë të cilët mohojnë hadithet fisnike dhe thonë: “Na mjafton vetëm Kurani”?

Përgjigje: Kjo është dalje nga feja, ky veprim është mohim i Allahut -azze ue xhel- sepse hadithi është shpallje nga Allahu -azze ue xhel-, është shpallja e dytë pas Kuranit.

“Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” En-Nexhm, 53:3-4

Fjalët e të dërguarit janë shpallje prej Allahut -azze ue xhel-, shqiptimi është i tij ndërsa kuptimi i tij është prej Allahut -azze ue xhel-.

Allahu -xhela ue ala- thotë:

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7

Dhe ky thotë “nuk pranojmë asgjë tjetër përveç Kuranit”.

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë.”

E ky thotë: “Jo nuk marrë asgjë tjetër përveç”.

Çfarë thënie është kjo?!

Shpërndaje: