Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazet e bajrameve duhet të falen në musalla e jo në xhami

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Salat-ul-Idaen fil-Musalla hija es-Sunneh, fq. 15-20

www.perlatmuslimane.com

”Disa dijetarë e kanë përmendur se është prej udhëzimit të tij që gjithmonë që të dy namazet e bajrameve të falen në musalla (vend falje). Disa hadith e mbështesin këtë dhe për këtë arsye diçka nga këto duhet të qartësohen në mënyrë që lexuesi mund të shoh se ajo çfarë kam thënë është e saktë. Unë them: Hadithi i parë: Është transmetuar nga Ebu Said El Khudri (radijAllahu anh) i cili ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të dilte në bajramin e Fitrit dhe ditën e Kurban bajramit në musalla (në vendin e faljes). Gjëja e parë që ai bënte ishte falja e namazit. Pas mbarimit të tij, ai i drejtohej njerëzve që rrinin ulur në rreshta. Ai qortonte, këshillonte, e  urdhëronte. Nëse ai donte të dërgojë një grup ushtarësh, ai e bënte këtë, dhe nëse ai donte të urdhëronte diçka, ai e bënte këtë.”

Ebu Seid ka thënë: ”Njerëzit janë të udhëzuar përderisa janë në këtë gjendje (duke e praktikuar këtë).”

Transmetuar nga el-Buhari (2/259-260), Muslimi (3 / 20), Nesai (1 / 234), el-Muhamili në ”Kitab-ul-‘Idajn” (2 / 86), Ebu Nuajm në ”el-Mustakhraxh” (2/10/2) dhe el-Bejhaki (3 / 280).

Hadithi i dytë: Është transmetuar nga Abdullah bin Umer (radijaAllahu anh) se ai ka thënë:

”Në” ditën e bajramit zakonisht i dërguari i Allahut ﷺ shkonte tek vendi faljen, ai e merrte me vete një shtizë të vogël. Kur arrinte tek vendi i faljes, e nguliste shtizën në tokë para tij (si sutre). Pastaj falte namazin drejt saj sepse ata falen në një fushë të hapur dhe nuk kishin asgjë para tyre (si sutre).”

Transmetuar nga Buhari (1 / 354), Muslimi (2 / 55), Ebu Davudi (1 / 109), An-Nesai (1 / 232), Ibn Maxheh (1 / 392) dhe Ahmed (6286) dhe fjalët e cekura janë siç gjenden në sunenin e ibn Maxhes. Ky formulim i këtij hadithi në këtë formë është më i miri. Zinxhiri i tij është autentik. Gjithashtu është transmetuar nga el-Muhamili (2/26-36), Ebul-Kasim esh-Shahami në ”Tuhfat-ul-‘Aid” (14-16) dhe nga Bejhaki (3/284-285).

Hadithi i tretë: Është transmetuar nga el-Bera ibn Azib (radijAllahu anh) se ai ka thënë:

”Në ditën e Kurban bajramit i dërguari i Allahut ﷺ shkoi në një vendfalje dhe i fali dy rekate. Pastaj ai u kthye nga ne dhe tha: ”Rituali i parë që ne bëjmë sot është falja e namazit. Pastaj ne kthehemi dhe therim kurbanet. Kushdo që e vepron këtë ai ka punuar sipas Sunnetit tim, kurse ai që ther kurban para namazit, ai vetmës se e ka prerë atë si mish për t’u ngrënë për familjen e tij pa pasur diçka të bëjë me ceremoninë.”

Transmetuar nga el-Buhari (2 / 372), Ahmedi (4 / 282) dhe el-Muhamili (2, 90 dhe 96) dhe formulimi është nga Buhari.

Nëse i mësuam këto hadithe, vërejmë qartë se po këto janë argumente të forta  në lidhje sunetin e faljes së namazeve që të dy bajrameve në vendin e faljes.  Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Në ”Sharh-us-Sunneh” thotë Imam el-Baghaui: ”Nëse nuk ka pengesë, është Sunnet që imami të del në një vend falje për të falur namazet e bajrameve. Në të kundërtën ata falen në xhami.

Do të thotë në një xhami lokale.

Imam Neveviu ka thënë në ”Sherh Sahih Muslim” kur ai komentoi  hadithin e parë:

”Kjo është dëshmi për ata që thonë se është e rekomanduar që falja e namazit të bajramit të bëhet në vend falje. Ky veprim është praktiokohet nga njerëzit në shumicën e vendeve.”

Shpërndaje: