Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hudhejfe bin El-Jeman -radijAllahu anhu- rrëfeu:
“Shkova te profeti ﷺ dhe e fala me të namazin e akshamit (në xhami). Pastaj ai u ngrit dhe fali namaz nafile derisa e fali jacinë. Pastaj doli, dhe unë e ndoqa.”
Ai më tha: “M’u paraqit një melek që kërkoi leje nga Zoti i tij për të më dhënë selam dhe për të më përgëzuar se Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të xhenetit.”
Transmeton Ibn Hibani (15/413) dhe hadithi është hasen. Gjithashtu e transmeton Tirmidhi (3781), dhe sipas imam Albanit në Sahih Et-Tirmidhi, ky hadith është sahih.1
1 Shih: https://dorar.net/hadith/sharh/73504