Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazet sunete në lidhje me farzin e xhumasë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/184)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që do të falet pas namazit të xhumasë duhet ti fal katër rekate.” 1

Është transmetuar gjithashtu se disa sahabë (radijAllahu anhum) falnin gjashtë rekate pas farzit të xhumasë.

Është prej sunnetit për të bërë dallimin midis namazit farz dhe namazit nafile me lëvizjen e pozicionit ose me bisedë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk fali asgjë mes thirrjes së ezanit dhe namazit të xhumasë. Askush nuk e ka transmetuar atë prej tij. Nuk është transmetuar se ai u falë në shtëpi para se të shkonte për namazin e xhumasë, apo se caktoi një namaz të caktuar para farzit të xumasë. Megjithatë ai nxiti për namaz kur të hyjmë në xhami në ditën e xhuma2. Disa sahabë (radijAllahu anhum) i falnin dhjetë rekate, të tjerë i falnin dymbëdhjetë dhe disa i falnin tetë rekate. Disa falën më shumë dhe të tjerët më pak, në varësi të rrethanave.


1 Muslimi (881).

2 Bukhari (1166) dhe Muslimi (875).

Shpërndaje: