Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: https://twitter.com/aliftasa/status/1265757438868946945/photo/1
Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Muhammed Alush-Shejkh
Salih bin Feuzan el-Feuzan
Muhammed bin Hasan Alush-Shejkh
Abdus-Salam bin Abdil-lah es-Sulejmani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për t’u falur me maskë dhe dorëza?
Përgjigje: Nuk ka pengesë në këtë.
Pyetje: Ne punojmë në një klinikë dhe kur e falim namazin me xhemat ne qëndrojmë një metër larg nga njëri-tjetrit, ndërsa imami qëndron para nesh. A është ky namaz i saktë?
Përgjigje: Nuk ka ndalesë në këtë.
Pyetje: Disa pacientë të infektuar me koronë nuk mund të marrin abdes por mund të marrin tejemum. Megjithatë, kihet frikë që pluhuri të ndikojë ne organet e frymëmarrjes dhe të vdes nga ajo. Cili është gjykimi për pastrimin në këtë rast?
Përgjigje: Nëse tejejmumi shkakton dëme, personi i sëmurë falet në atë gjendje si është (pa abdes dhe pa tejemum).
Pyetje: A i lejohet personelit mjekësorë që janë të veshur me rroba mbrojtëse, që trajtojnë pacientët me koronë, të marrin tejemum nëse u vjen e vështirë zhveshja e rrobave të tyre mbrojtëse?
Përgjigje: Nëse nuk mund t’i zhveshin ato ose dëmtohen nga kjo, ata falen në atë gjendje siç janë.
Pyetje: Personeli mjekësorë kanë raste me gjendje të rëndë të pacientëve dhe janë të zënë me shpëtimin e pacientit, ku nuk mund të falin namazin në kohën e vet derisa t’i dal koha e namazit. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigje: Le të falen kur të munden edhe pasi kalon koha e namazit.
Pyetje: Nëse pacienti i infektuar me koronë është në gjendje të papastër, dhe në atë vend nuk ka tualet dhe vend për abdes, ndërsa njëkohësisht e ka zënë koha e namazit, dhe ai dëmtohet nëse largohet nga ai vend ku është i shtrirë, si duhet të pastrohet dhe të falet?
Përgjigje: Ai duhet të falet në atë gjendje siç është. Nëse ai mund të merr abdes me ujë, ai obligohet ta bëjë këtë. Përndryshe, ai duhet të merr tejemum. Nëse ai nuk mundet të merr as abdes, e as tejemum, ai falet ashtu si është.
Pyetje: Kur pacientët e infektuar më koronë pranohen, ata shtrihen në dhomën e urgjencës, personeli mjekësorë detyrohen të veshin rroba mbrojtëse, e cila vonon trajtimin e pacientit për disa minuta. Si rezultat, disa nga personeli shqetësohen nga kjo dhe mendojnë se nuk janë duke e kryer punën sikurse duhet. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigje: Kjo është e padëmshme.
Pyetje: Mjekët dhe personeli mjekësorë i ekspozohen rrezikut kur trajtojnë pacientët. A keni ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë?
Përgjigje: Ata duhet të durojnë dhe të shpresojnë në shpërblimin e Allahut për punën që ata bëjnë, sepse ata u sjellin dobi vëllezërve të tyre.
Pyetje: Personeli mjekësorë që trajtojnë pacientët e infektuar me koronë nuk i vizitojnë prindërit e tyre për të mos i infektuar ata. A konsiderohet kjo mosmirësjellje ndaj prindit?
Përgjigje: Ajo që u përmend nuk konsiderohet mosmirësjellje ndaj prindit.