Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi drejt llambave dhe qirinjve

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh El-Makdisi (v. 620)
El-Mughni (2/39)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është e papëlqyeshme të falet namazi duke qenë i kthyer nga zjarri.

Ahmedi tha: Nëse një furrë ndodhet në drejtim të kibles nuk duhet falur drejt saj.

Edhe Ibn Sirini e urrente këtë.

Imam Ahmedi tha për llambat dhe qirinjtë që ndodhen në drejtim të kibles:

“E urrej këtë dhe vendosjen e çdo gjëje tjetër.

Ata urrenin vendosjen e çdo gjëje duke përfshirë edhe vendosjen e Kuranit në drejtim të kibles.”

Arsyeja pse ai e urrente këtë ishte se zjarri adhurohej në vend të Allahut, dhe falja e namazit në atë drejtim i ngjason adhurimit të zjarrit.

Shpërndaje: