Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet falja e namazit të bajramit dy herë në të njëjtin vend?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1015.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në xhaminë tonë namazi i bajramit falet dy herë në mënyrë që të punësuarit të kenë mundësi të falen. A është ky veprim i saktë dhe cili është gjykimi për të braktisurit faljen e namazit të bajramit për shkak të punës?

Përgjigje: Namazi i bajramit falet vetëm një herë, ai që mund të merr pjesë, le të merr pjesë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi është i justifikuar, nuk përsëritet falja e namazit të bajramit në të njëjtin vend, kjo është në kundërshtim me sunnetin. Po.

Shpërndaje: