“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i Bajramit është i vaxhib e jo vetëm sunet

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 344

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Autori tha në lidhje me namazin e Bajramit:

“Namazi i Bajramit është sunet i fortë. Profeti e fali atë gjithmonë dhe urdhëroi burrat dhe gratë që të shkojnë në vendin e faljes.”

Urdhëri i profetit në këto fjalë tregon se namazi i bajramit është vaxhib (i obliguar). Në qoftë se është e vaxhib për të shkuar tek vendi i faljes është edhe më vaxhib për të falur atë, e cila është e qartë. E vërteta është se namazi është i vaxhib dhe jo vetëm sunet. Një dëshmi për këtë është se namazi i Bajramit e anulon namazin e xhumasë nëse ato ndodhin në të njëjtën ditë. Ajo që nuk është vaxhib nuk mund të anulojë diçka që është vaxhib, siç tha Sidik Hasan Khan në ”er-Raudhah en-Nadijjeh”. Referojuni “Sejl el-Xharrar”1 për të lexuar studimin e plotë mbi këtë.

1 1/315.

Shpërndaje: