Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://www.muqbel.net/sounds.php?sound_id=33
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si është namazi i bashkëshortit me gruan e tij?
Përgjigje: Hapësira në mes tyre duhet të jetë sa është ajo e një safi. Ajo duhet të qëndrojë prapa tij, në mënyrë që kur të bëjë sexhde ta bëjë këtë afër tij (prapa tij). Ata nuk duhet të falen në të njëjtin saf. Është transmetuar në Sahihun e Bukhariut në mënyrë autentike nga Enesi (radijAllahu anhu), i cili ka thënë:
“Unë dhe një djalë qëndronim duke u falur prapa të dërguarit të Allahut ﷺ dhe një grua e vjetër qëndronte pas nesh.”
Gruaja e vjetër ishte nëna e Enesit.