www.perlatmuslimane.com
Ebu Dherrit -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Disa njerëz thanë: “O i dërguari i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, dhe japin sadaka nga teprica e pasurisë së tyre.”
Ai ﷺ tha: “A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve me çka të bëni sadaka?
Vërtet, çdo tesbih (subhan Allah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu Ekber) është sadaka, çdo temhid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe ilAllah) është sadaka, urdhëresa në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, edhe marrëdhënia intime është sadaka.”
Sahabët thanë: “O i dërguari i Allahut, a vallë kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?”
Ai ﷺ tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e shuan në mëkat, a nuk ka mëkat për këtë?”
Sahabët thanë: “Po, o i dërguari i Allahut.”
Ai ﷺ tha: “Po ashtu nëse e bën këtë në mënyrë të lejuar, do të ketë shpërblim, [pastaj përmendi disa vepra tjera që janë sadaka] dhe tha: “Dhe falja e dy rekateve të duhasë i zëvendëson të gjitha këto.”
Transmeton Muslimi (3/82), Nesai dhe Ahmedi.