Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i duhasë

Imam Musa bin Ahmed el-Haxhaui

Burimi: El-Ikna’ (1/153)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Namazi i Duhasë është i rekomanduar. Koha e tij fillon kur të ketë mbaruar koha e ndaluar për namaz (pas lindjes së diellit) dhe përfundon vetëm pak para se të jetë dielli në zenit përderisa periudha e ndaluar nuk ka hyrë (përderisa nuk është dielli mu në zenit).

Disa dijetarë mendojnë që namazi i Duhasë nuk duhet të falet në mënyrë të rregullt, e disa të tjerë të njohur mendojnë se ky namaz është mirë që të falet rregullisht – gjë e cila është më e saktë.

Ndërsa Imam Ahmed bin Hambeli beson se namazi i Duhasë duhet të falet nga ai i cili nuk mund të zgjohet natën për tu falur.

– Preferohet që namazi i Duhasë të falet kur vapa është e madhe.

– Rekatet më të pakta që duhet falur janë dy dhe numri maksimal është tetë.”

Shpërndaje: