Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i eklipsit

Imam Muvafak-ud-Din bin Kudameh el-Makidsi (v. 620)
Burimi: el-Mugni (1/264-266)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur ndodhë eklipsi diellor dhe hënor, njerëzit duhet të nxitohen që të falin namazin me xhemat ose individualisht. Namazi mund të falet edhe me lejen e pushtetarit edhe pa lejen e tij.

Për këtë namaz duhet lajmëruar me shrehjen:

“Es-Salah Xhami’ah (namazi me xhemat).”

Pastaj falen dy rekate. Në rekatin e parë lexohet el-Fatiha dhe pastaj një sure e gjatë. Leximi duhet të jetë me zë të lartë. Pastaj bëhet ruku një kohë të gjatë. Pastaj duhet ngritur nga rukuja dhe thuhet: “Semi Allahu limen hamidah” ​​dhe “Rabbena ue Lek el-hamd.” Pastaj lexohet El-Fatiha përsëri dhe një tjetër sure pas saj. Leximi duhet të jetë i gjatë, por më i shkurtër se në rekatin e parë. Pastaj bëhet ruku e cila duhet të jetë e gjatë, por më e shkurtër se në rekatin e parë. Pastaj duhet ngritur lart [dhe të thuhet e njëjta gjë]. Pastaj bëhen dy sexhde të gjata.

Pastaj duhet ngritur për në rekatin e dytë dhe duhet bërë të njëjtën gjë si në rekatin e parë. Pastaj duhet lexuar teshehudin dhe duhet dhënë selam.

Në qoftë se eklipsi do të përfundojë gjatë namazit, duhet përfunduar namazin shpejt. Në qoftë se eklipsi përfundon para se të fillohet me namazin, ose dielli zhduket nga shikimi gjatë eklipsit, ose nëse dielli lind gjatë eklipsit hënor, namazi nuk falet.

Nëse falet çdo rekat me tre ose katër ruku, atëherë s’ka të keqe në këtë.

Nuk duhet falur namazin për ndonjë fenomen tjetër natyror, përveç në raste të tërmeteve të vazhdueshme.

Shpërndaje: