Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Ed-Durar es-Sanijjeh (4/414)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është gjykimi që gratë të falen në të njëjtin saf me burrat?”
Përgjigje: ”Është e urryer që gratë dhe burrat të falen në të njëjtin saf. Prej mësimeve të Sunnetit është që gratë të falen pas burrave. Kështu është transmetuar nga porositë e të dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi’ue selem) dhe Sahabeve të tij.
Nuk është e lejueshme që gratë të qëndrojnë në të njëjtin saf me burrat. Në një hadith i ërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ktheni ato mbrapa ashtu siç e ka caktuar Allahu për to.”