Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i gruas është si namazi i burrave – Komisioni

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: Fatauah Nur ’ala Darb
Pyetje: A ka ndonjë ndryshim mes grave dhe burrave përsa i përket lëvizjeve në namaz, si ngritja e duarve të tyre tek veshët e tyre dhe t’i varin ato në gjoks?
 
Përgjigje: Mendimi i saktë është se (namazi i gruas), është si i burrave, për shkak të fjalëve të profetit :
 
”Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.” (Sahih el-Bukhari), dhe asnjë përjashtim nuk është përmendur.
 
Pra burrat dhe gratë trajtohen në mënyrë të barabartë sipas veprave të ligjeruara gjatë namazit si psh shembull ngritja e duarëve, vënja e tyre në gjoks, të vënurit e tyre në gjunjë kur bën ruku dhe vënia e tyre në tokë përballë supeve ose veshëve në sexhde.
 
Gjithashtu, recitimi i el-Fatihas dhe disa vargje të Kuranit në rekatin e parë dhe në të dytin të drekës dhe ikindisë, akshamit, jacisë dhe sabahut, lutjet. Por vetëm El-Fatiha duhet të lexohet në rekatin e tretë në namazin e akshamit, dhe në rekatin e tretë dhe të katërt në namazin e drekës, ikindisë dhe namazin e jacisë. Përfundimi është se namazi i grave është si ai i burrave.

Shpërndaje: