Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (4 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Si duhet të falet imami i cili është udhëtarë nëse xhemati janë vendas? A është ende e urryer për të që ai ta falë namazin e plotë?”
Përgjigje: ”Po. Ai duhet ta shkurtojë namazin edhe nëse xhemati janë vendas. Ai duhet t’u thotë atyre:
أتموا الصلاة, نحن مسافرون
“Plotësone namazin. Ne jemi udhëtarë. “
Ai duhet ta bëjë këtë për shkak se ky veprim është Sunnet. Ky Sunnet është i panjohur për shumë njerëz. Xhemati i thjeshtë nuk e dinë këtë. Por në qoftë se bëhet i njohur dhe praktikohet në mesin e njerëzve, njerëzit adaptohen me të dhe ai do të jetë i njohur si një dispozitë.
Një njeri, dhe sidomos një nxënës dije, fjalët e të cilit pranohen, duhet të ringjallë Sunnetet që kanë vdekur në mënyrë që ajo e njohura të mos bëhet e panjohur.