Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: “Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh” (1/155)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbali el-Ba’li (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse përdoruesi i pijeve alkoolike apo konsumuesi i hashashit e di atë që thotë, ai është i detyruar të falet pasi të ketë shpërlarë gojën dhe të pastrojë çdo pjesë trupore apo rroba që janë prekur nga ato.
Shtrohet pyetja, a është i detyruar të vjellë atë që ai ka në stomakun e tij?
Dijetarët kanë dy mendime në lidhje me këtë. Mendimi më i saktë është se kjo nuk është e detyrueshme. Nëse personi nuk pendohet për veprimin e bërë, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
مَنْ شَرِبَ الْخَمْرَ وَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا وَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ، وَإِنْ عَادَ فَشَرِبَ فَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا ، فَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ، وَإِنْ عَادَ فَشَرِبَ فَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا ، فَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ ، وَإِنْ عَادَ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يَسْقِيَهُ مِنْ رَدَغَةِ الْخَبَالِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ . قَالُوا : يَا رَسُولَ اللَّهِ ، وَمَا رَدَغَةُ الْخَبَالِ ؟ قَالَ : عُصَارَةُ أَهْلِ النَّارِ
“Kush pi alkool dhe dehet, nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, e nëse vdes, hyn në Zjarr, por nëse pendohet, Allahu ia fal atij. Nëse kthehet përsëri, pi dhe dehet, nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, e nëse vdes, hyn në Zjarr, por nëse pendohet, Allahu ia fal atij. Nëse kthehet prapë, pi dhe dehet, nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, e nëse vdes, hyn në Zjarr, por nëse pendohet, Allahu ia fal atij. E nëse kthehet, është e drejtë e Allahut t’i japë të pijë nga Radagati Xhibal, Ditën e Kiametit.” Dikush i tha: “Çfarë është Radagatul-Xhibal?” Ai tha: “Pija e banorëve të Zjarrit.” [1]
Megjithatë, ata duhet të falen edhe pse është thënë se namazi i tyre nuk pranohet. Allahu e pranon namazin e tyre, nëse ata pendohen. Sipas atyre që thonë se namazi nuk pranohet, kjo mund të thotë se namazi nuk shpërblehet. Megjithatë, ai i shpëton dënimit në këtë jetë për mos faljen e namazit.
Ahmedi (2/35). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (6313).