Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (21)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1434-08-14.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A janë hadithet në lidhje me virtytin e natës së gjysmës së natës të muajit Sha’ban autentike?
Përgjigje: Jo. Ato nuk janë autentike. Nuk ka asgjë autentike në lidhje me natën e gjysmës së muajit Sha’ban ose ditës së saj. Prandaj, nuk duhet falur (nafile) në natën e gjysmës së Sha’banit duke e veçuar atë. Ndërsa ai që falet çdo natë i lejohet që të falet në natën e gjysmës së Sha’banit sikurse ai falet gjatë të gjitha netëve të tjera. Ndërsa veçimi i natës së saj me namaz (nafile) apo veçimi i ditës së saj me agjërimin është bidat. Por ai që e ka zakon të agjërojë ditët e bardha i lejohet të agjërojë në Sha’ban dhe në muajt e tjerë.