Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i pacientit në spital

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Lika Maftuh bit-Ta’if

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqo_%20maftuh-20-07-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Më kanë treguar se si disa pacientë nuk e falin namazin gjatë kohës kur ata janë të shtrirë në spital. Ata thonë se nuk janë në gjendje që të falen dhe se ata do t’i falin të gjitha namazet e humbura kur të shkojnë në shtëpi. Kjo nuk është e lejuar. Nuk i lejohet të veprojnë kështu. Faluni në spital aq sa të keni mundësi pa vështirësi. Ju mundeni madje edhe të faleni në shtrat. Nëse mund të marrësh abdes, merr abdes. Përndryshe bëj tejemum në shtrat. Nëse ke mundësi ti largoshë papastërtitë nga trupi ytë dhe veshjen tënde, bëje këtë. Nëse nuk mund ta bëshë këtë falu në atë gjendje. Disa njerëz të sëmurë thonë se rrobat e tyre janë të papastërta dhe se ata nuk mund ti pastrojnë ato. Ti nuk ke nevojë ti pastrosh ato nëse nuk ke mundësi. Falu si ke mundësi dhe namazi ytë është i vlefshëm në qoftë se kujdesësh për të.”

Shpërndaje: