“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i të penduarve

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (29 A), min: 17:00

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur i del koha namazit të Duhasë? Cila është koha më e mirë për të falur atë?

Përgjigje: Ky namaz fillon rreth pesëmbëdhjetë minuta pas lindjes së diellit dhe përfundon pak para se dielli të jetë dielli në zenit. Pastaj hyn koha e ndaluar. Kjo është përafërsisht rreth dhjetë minuta para namazi të drekës.

Ky është një namaz që duhet të falet në fund të kohës të tij.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Namazi i të penduarve falet kur nxehtësia ua djeg këmbët të vegjëlve të deveve.”1

Do të thotë, kur ngrohja rritet.

Prandaj është më së miri të falet ky namaz pesëmbëdhjetë minuta para se dielli të qëndrojë në zenit. Dhe nëse nuk është e mundur të falesh në këtë kohë për shkak të punës, shkollës apo tregtisë, e falë atë pesëmbëdhjetë minuta pas lindjes së diellit.


1 Muslimi (748).

Shpërndaje: