“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i teravive apo detyrat shtëpiake?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Mekanetul-Mar’eti fil-islam, fq. 617
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për gruan që shkon në xhami për të falur namazin e teravive, nëse kjo bëhet shkak që ajo të lë anash disa obligime që ka në shtëpi?

Përgjigje: Nëse shkuarja në xhami për namazin e teravive është shkak që, disa prej obligimeve të gruas të mbeten anash, atëherë ajo nuk duhet të largohet nga shtëpia. Pra, në rastin e tillë, gruaja duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kryej detyrat e shtëpisë.

Gjithashtu, ajo mund të falet në shtëpi. Sipas mendimit të saktë, ajo është e detyruar që të kryej obligimet që i ka në shtëpi, ndërsa është e lejueshme për të që të shkojnë në xhami nëse dalja e saj nuk shpie në sprova.

Shpërndaje: