Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i teravive është njëmbëdhjetë rekate

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Salat-ut-Tarauih, fq. 18-21
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pasi që e dimë se namazi i teravive falet me xhemat dhe se i dërguari i Allahut miratoi një gjë të tillë, dhe se ai ﷺ praktikoi dhe nxiti në faljen e tij; ne do ta sqarojmë se si ishte sunneti i profetit në lidhje me namazin e teravive gjatë netëve të Ramazanit.

 
Ne kemi dy hadithe në lidhje me këtë çështje:
 
Hadithi i parë:
 
Ebu Selemeh bin Abdirr-Rrahman ka treguar se ai e pyeti Aishen -radijAllahu anha- sesi falej i dërguari i Allahut gjatë Ramazanit.
 
Ajo tha:
 
”Profeti ﷺ si në muajin e Ramazanit ashtu dhe në muajt e tjerë, nuk falte më shumë se njëmbëdhjetë rekate. I falte katër rekate dhe mos pyet sesa bukur dhe sa gjatë i falte ato, pastaj falte katër rekate dhe mos pyet sesa bukur dhe sa gjatë i falte ato, pastaj falte tre rekate.” 
 
Transmeton Bukhari (3/25) dhe (3/205), Muslimi (2/166), Ebu Auaneh (2/326), Ebu Daudi (1/210), Tirmidhi (2/303-303 ), Nesai (1/248), Maliku (1/134), Bejhaki (2/395-396) dhe Ahmedi (6/36, 74 dhe 104).
 
Hadithi i dytë:
 
Xhabir bin Abdilah -radijAllahu anh- ka thënë:
 
”Një herë gjatë Ramazanit, i dërguari i Allahut na fali namazin e tervaive me tetë rekate dhe pastaj me vitr. Natën e ardhshme ne u mblodhëm në xhami duke shpresuar se ai do të vie; e pritëm në xhami deri në agim, pastaj u futëm në shtëpinë e tij dhe i thamë:
 
”O i dërguar i Allahut, natën e kaluar ne u mblodhum në xhami dhe shpresuam se ti do të na udhëheqësh në namaz?”
 
Atëherë ai tha:
 
”Kisha frikë se do tu bëhej i detyrueshëm (namazi i teravive).”
 
Transmeton Ibn Nasr, fq. 90 dhe Tabarani në El-Mu’xhem Es-Sagir, (fq.108). Hadithi është hasen.

Shpërndaje: