Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i Vitrit a është vaxhib apo mustehab?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ç’farë është gjykimi mbi namazin e vitrit: a është i obliguar (vaxhib) apo i pëlqyeshëm (mustahab)?

Përgjigje: Namazi i Vitrit sipas shumicës se dijetarëve është sunnet i pëlqyeshëm e jo vaxhib. Për shkak se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) është pyetur nga disa myslimanë se përpos 5 namazeve farz, a ka namaze të tjera të obliguara? Dhe ai (sal Allahu alejhi ue selem) u përgjigj:

“Jo, vetëm ato që janë vullnetare.”

Pra, namazi i Vitrit dhe Sunnetet e pesë kohëve të namazit janë të pëlqyeshme (e jo të obligueshme), gjithashtu edhe namazi i Duhasë (është i pëlqyeshëm).

Shpërndaje: