“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i xhenazes pas ikindisë dhe pas sabahut

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (15)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të falet namazi i xhenazes në kohë të ndaluar duke qenë se shumë njerëz e falin atë pas namazit të ikindisë?

Përgjigje: Po sepse koha e ndaluar pas ikindisë është e gjatë dhe vonimi i namazit të xhenazes mund të sjellë pasoja negative. Prandaj namazi i xhenazes lejohet të falet pas ikindisë dhe pas sabahut meqë këto dy kohë janë të gjata. Varrosja e të vdekurit nuk duhet të vonohet; për këtë arsye, namazi i xhenazes duhet t’u falet atyre.

Shpërndaje: