Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi mbi çati, në podrum, borë dhe akull

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/244)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

18 – Namazi në çati, minber dhe dërrasa

El-Hasan e konsideroi të padëmshme për t’u falur në akull dhe në urë edhe pse urina rrodhi nën të, mbi të ose para saj përderisa kishte sutre mes tyre.

Ebu Hurejra ishte në çati kur ai falej pas imamit.

Ibn Umeri u falë në borë.

Shpjegimi

Ai tha:

Ebu Hurejra ishte në çati kur ai falej pas imamit.

Kjo dëshmon se përderisa falesh në xhami nuk është kusht që ta shohësh imamin. Namazi i tij pas imamit është i saktë edhe pse ai nuk e sheh atë. Kushti është që ai mund të ndjekë atë duke dëgjuar zërin e tij.

Shembull i kësaj është personi që falet në bodrum, ndërsa imami falet mbi të. Namazi është i lejuar nëse është e mundur për ta ndjekur imamin.

Shpërndaje: